Adriatik Balla 19.05.2015 11:15
Nuk ka vetëm në Shqipëri largime trajnerësh kur ka mbetur edhe një javë të përfundoi sezoni, ashtu si me Gugash Maganin që u largua nga Tirana pas humbjes 4-1 në Kukës.
Edhe trajneri i dyshes shqiptare, Edmond Kapllanit dhe Odise Roshit, Beno Mëhlman u largua nga stoli i FSV Frankfurtit pas humbjes 1-3 me Union Berlin dhe rënien në zonën e mbijetesës.
Skuadra nuk fitonte prej 11 ndeshjesh. Mëhlman ishte që nga dhjetori i vitit 2011 trajner i FSV Frankfurtit. Në takimin e fundit, Edmond Kapllani shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij, atë të barazimit 1-1.
Ndërsa Odise Roshi goditi dy herë shtyllën. Edhe Uve Stover nuk është më drejtor sportiv i klubit. Trajneri i ri është Tomas Oral, njoftoi klubi gjerman që militon në Bundesligën e 2-të.