Taekuondo / Kapri: Botërori, përvojë e dobishme për sportistët tanë

Share Button

Taekuondo-Leo-Kapri-Flamuri

AlbanianSport.com 18.05.2015 11:10

ASNN – Shqipëria e ka mbyllur në mënyrë modeste pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Botëror të Taekuondosë për Të Rritur, që u zhvilluar në Çeljabinjsk të Rusisë dhe ku morën pjesë 148 shtete. Kombëtarja shqiptare shoqërohej në këtë Botëror, njëherësh garë kualifikuese me grumbullim pikësh për Lojërat Olimpike “Rio 2016”, nga trajneri Leo Kapri.

Duke folur ekskluzivisht për AlbanianSport.com, Kapri ka vlerësuar nivelin e konkurrencës të lartë në këtë veprimtari. “Ky Botëror është më i forti në këtë 4-vjeçar, sepse vitin tjetër kemi Olimpiadën dhe këtu testohen të gjithë gjithashtu pikët që marrin sportistët janë të konsiderueshme”, – ka deklaruar ai, duke i bërë një analizë paraqitjes kuqezi në Çeljabinjsk.

“Përsa i përket paraqitjes së ekipit tonë, Demneri dhe Aliu, kanë bërë një paraqitje shume të mirë, duke marrë parasysh dhe moshën e tyre të re, – ka theksuar Kapri. – Janë sportist premtues dhe mendoj, nëse do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm, që kemi filluar që nga janar, mbase në të ardhmen mund të arrijnë të futen dhe në zonën e medaljeve.”

Pjesë e delegacionit kuqezi dhe i fundit që zbriti në tapet, ka qenë edhe sportisti Visar Pitushi i Apolonisë, i cili e ka mbyllur të dielën që në ndeshjen e parë pjesëmarrjen e tij, duke u mundur 7-19 nga sportisti afrikanojugor, Lesego Maponjane. Ndërkaq, të shtunën, sportistja shqiptare, Ada Demneri, nuk arriti dot të kalojë në turin e 16-shes, duke u eliminuar në ndeshjen e dytë.

Sportistja e “Top Gym Sport”, Demneri, konkurroi në kategorinë së peshës trupore deri në 53 kg. Demneri u radhit e 17-ta në kategorinë e peshës së saj trupore, kategoria ku konkurruan 64 sportistë. Në Kampionatin Botëror për Të Rritur, pjesë e delegacionit kuqezi ishte edhe Egers Aliu i Tiranë. Ai konkurroi në kategorinë së peshës trupore deri në 53 kg.

Në fakt, ai ishte i pari që zbriti nga tanët në tapet. Përballë kazakut Almaz Toktomatov, sportisti shqiptar do të humbte me “pikë të artë” (golden point), 11-10, në turin e parë duke e mbyllur pikërisht këtu aventurën e Botërorit rus të Taekuondosë. “Ky Botëror i ka motivuar shumë sportistët, pasi është hera e parë që ata garojnë në kategorinë e të rriturve në Botëror”, – ka përfunduar Kapri.

Përtej paraqitjes në Çeljabinjsk, lajm i mirë për Federatën Shqiptare të Taekuondosë është edhe ftesa që ka marrë nga ajo Evropiane për sportisten Demneri, e cila do të marrë pjesë në Lojërat e Para Olimpike Evropiane, që mbahen në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, nga data 12, deri më 28 qershor 2015.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh