AlbanianSport.com 17.05.2015 14:30
ASNN – Sulmuesi kosovar, Besart Berisha është shpallur për herë të dytë “kampion” në Australi, pasi ka ndihmuar skuadrën e tij të re, Melbërn Viktori, të mposhtë në finalen e madhe FC Sidnejin.
Futbollisti kuqezi ishte shpallur më parë “kampion” edhe me ish-ekipin e tij, Brisbejn Roar. Sikundër ka bërë edhe në finalet e mëposhtme, Berisha arriti të linte gjurmën e tij edhe në ndeshjen e fundit, ndaj Sidnejit ndeshje të cilën Melbërn Viktori e fitoi 3-0.
Berisha ka shënuar golin e parë të ndeshjes dhe atë që ishte më vendimtari. Ish-sulmuesi i Kombëtares kuqezi realizoi në minutën e 34-t, duke e mbyllur pjesën e parë në shifrat 1-0 për Melbërn Viktori.
Në pjesën e dytë, në 7 minutat e fundit të saj, shënuan edhe Barbarisis dhe Broks’hem, për t’i dhënë fitoren 3-0 ekipit, por njëkohësisht dhe titullin kampin në Australi. Ky ishte titulli i tretë në histori për Melburn Viktori.