AlbanianSport.com 16.05.2015 22:55
ASNN – Stivën Xherrard duhet të ndjehet krenar për tifozët e Liverpulit. Futbollisti legjendë ka zhvilluar dje ndeshjen e tij të fundit si lojtar i Liverpulit në stadiumin “Enfilld Roud” kundër Kristëll Palasit. Atij i është bërë një pritje madhështore nga skuadra e tij dhe nga tifozët e pranishëm në stadium. Xherrard ka hyrë në fushë bashkë me fëmijët e tij, ndërsa i tërë stadiumi ka qenë në këmbë duke e duartrokitur.
Por, për fat të keq, kjo lamtumirë është mbyllur një humbje, pasi Liverpuli është mposhtur 1-3 në fushën e vet. Pas kësaj humbje Liverpul mbetet në vendin e pestë me 62 pikë dhe përfundimisht mbetet jashtë veprimtarisë më prestigjioze të klubeve të kontinentit, Liga e Kampioneve. I mbiquajturi “Steve G” (Stivi Xhi), i ka kushtuar gjithë karrierën skuadrës së Liverpulit.
34-vjeçari është pjesë e klubit që prej moshës 9-vjeçare. Ai ka fituar trofe të mëdhenj si Ligën e Kampionëve, por ka dështuar në Premier Ligë, ku nuk ka fituar asnjëherë titullin “kampion”. Xherrardi do ta vazhdojë karrierën në kampionatin e futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek Los Anxheles Galaksi. Liverpuli mbetet i 5-ti në renditje, me 62 pikë, një më shumë se Totenhemi dhe dy më shumë se Sauthemptoni.