Skënderbeu shkruan historinë, kampion për të 5-tin sezon radhazi

Share Button

Skenderbeu-Kampion-5-bluza

AlbanianSport.com 16.05.2015 22:10

ASNN – Klubi korçar, Skënderbeu, është shpallur “kampion” i Shqipërisë për herë të 5-të radhazi dhe për të 6-tën herë në histori. Korçarët u shpallën “kampionë” pas fitores së arritur sonte në shtëpi, ku triumfuan ndaj Flamurtarit me rezultatin 2-0.

Vendasit kaluan në epërsi me anë të Latifit, i cili shfrytëzoi më së miri pasimin e Stojkovit, duke çuar topin në rrjetë. Me këtë epërsi njëgolëshe të Skëndërbeut do të mbyllet pjesa e parë.

Ndërkohë, në të dytën, skuadra e trajnerit Ernestino Ramela provoi të barazojë shifrat me anë të Buvalit dhe Krujës, por pa rezultat. Ndërkohë, ishte mesfushori korçar, Sabjen Lilaj, ai që shfrytëzoi pasimin e kosovarit Berisha dhe çoi topin në rrjetë.

Ndjekësit janë larg për të kërcënuar Skënderbeun që tani duhet të mendojë për Ligën e Kampioneve. Një arritje edhe për Mirel Josën, që ka marrë trofeun e tretë të kampionit si trajner i Skënderbeut.

 

Kategoria Superiore

 

Java e 35-të

(9-10 maj 2015)

 

Të shtunën:

Skënderbeu – Flamurtari    2-0

Shënues: Latifi 42’, S. Lilaj 90’+2

Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

 

Të dielën:

Partizani – Vllaznia              (17:00)

Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë

 

Kukësi – Tirana                     (17:00)

Stadiumi “Zeqir Ymeri”, Kukës

 

Laçi – Elbasani                     (17:00)

Stadiumi i Laçit

 

Teuta – Apolonia                  (17:00)

Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         B.        H.        Gsh-Gp          Pikë

  1. Skënderbeu 35        23        7          5        56-18              76
  2. Kukësi 34        21        6          7        53-25              69
  3. Tirana 34        20        8          6        45-23              68
  4. Partizani 34        20        7          7        38-24              67
  5. Laçi 34        18        9          7        40-18              63
  6. Flamurtari 35        10        8          17        28-35              38
  7. Vllaznia 34        11        5          18        27-38              35
  8. Teuta 34        8        2          24        30-53              26
  9. Apolonia 34        7        4          23        18-51              25
  10. Elbasani 34        4        2          28        19-69              14

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh