AlbanianSport.com 16.05.2015 15:25
ASNN – Një shprehje e famshme thotë se asgjë nuk mund ta ndalë një ide të cilës i ka ardhur koha. Dhe kjo është dëshmuar edhe një herë sot, pasi, besoni ose jo, Federata e Basketbollit e Serbisë ka votuar pro pranimit të Kosovës në FIBA Evropë.
Asambleja e Përgjithshme e FIBA Evropës, që është duke u mbajtur në Maltë, unanimisht i ka votuar ndryshimet në Statutin e FIBA Evropës, duke votuar kështu edhe për njohjen zyrtare të Kosovës, si anëtare e 52-të.
“Asambleja e Përgjithshme e FIBA Evropës që është duke u mbajtur në Maltë ka votuar në mënyrë unanime për pranimin e Kosovës në FIBA Evropë”, – thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga organizmi që qeveris futbollin kosovar, FBK.
“Ashtu siç edhe pritej, FIBA Evropa e ka zyrtarizuar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) si anëtaren e saj të 52-të, pasi FIBA e kishte pranuar Kosovën si anëtare në muajin mars të këtij viti”, – vijon më tej njoftimi në fjalë.
Dejan Bodiroga dhe Dejan Toasevic po e përfaqësojnë Serbinë në këtë Asamble. Në Asamble po marrin pjesë edhe kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, dhe anëtari i Bordit, Arben Fetahu.