AlbanianSport.com 16.05.2015 08:40
ASNN – Futbollisti i ekipit përfaqësues të Nën-21-vjeçarëve të Shqipërisë, Kastriot Dermaku, është bërë pjesë e Empolit në Serie A, një lëvizje që tërhoqi jo pak vëmendje nga mediat sportive italiane dhe, sidomos faqet sportive të profilizuar që merren me transferimin e futbollistëve.
Dermaku ka luajtur me “Shpresat” e Shqipërisë dhe është aktivizuar në një ndeshje miqësore me moshatarët maqedonas, por që nga viti 2013 nuk është ftuar më dhe pak është dëgjuar emri i tij. Por në “Lega Pro” italiane ai ka spikatur me lojën e tij, duke marrë vlerësime.
Klubi i Empolit mendon se ka bërë një goditje të fortë për vazhdimësinë, duke marrë Dermakun në gjirin e vet. Së bashku me Dermakun te Empoli aktivizohet një tjetër shqiptar, mbrojtësi Elseid Hysaj, i cili luan në nivele të larta.