AlbanianSport.com 15.05.2015 10:10
ASNN – Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit mori në shqyrtim dje ngjarjet negative të ndodhura në kategori të ndryshme të futbollit tonë fundjavën e kaluar, duke dhënë edhe ndëshkimet përkatëse.
Natyrisht spikat vendimi i parë, ai i gjobitjes së Tiranës dhe Skënderbeut me nga 500 mijë lekë të vjetra, për shkak të sjelljes së keqe të tifozerive të tyre.
Tifozët hodhën parulla të ndryshme dhe sharje në kor në adresë të njëri-tjetrit, e në të njëjtën kohë provuan të hedhin në fushë mjete piroteknike.
Për raste të përsëritura, si Tirana, ashtu dhe Skënderbeu, u gjobën edhe këtë javë, por jo në atë sasi sa të quhet gjobë vrastare. Ja dhe procesverbali i plotë i vendimeve:
FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT
KOMISIONI I DISIPLINES
PROCESVERBAL
I mbajtur sot me date 14 Maj 2015, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.
Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si i diskutoi ceshtjet ne teresi, ne perfundim bazuar dhe ne nenin 78 te KDS.
VENDOSI:
1.KF “Tirana” dhe KF “Skenderbeu” , per sjellje te keqe te tifozerise se saj, denohet me gjobe me vlere 50.000 (pesedhjetemije) leke, bazuar ne nenet 66/1 dhe 66/2 te KDS.
2.KF “Mamurrasi”, per sjellje te keqe te tifozerise se saj, denohet me gjobe me vlere 10.000 (dhjetemije) leke, bazuar ne nenet 66/1 dhe 136/1.a te KDS.
3.Lojtari i KF “Dinamo”, Klaudio Rexhepi, per provokim ndaj publikut, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 53 te KDS.
4.Lojtari i KF “Dinamo”, Denis Kalemaj , per sjellje ofenduese ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
5.Lojtari i KF “Tirana B”, Kevin Kacoli dhe lojtari i KF “Sukthi” Myslym Ramlli, per sjellje te keqe ndaj kundershtarit, denohet me 1 (nje) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.
6.Lojtari i KF “Tepelena”, Eduard Rustemime dhe lojtari i KF “Memaliaj” Klaudio Hoxha, per sjellje te keqe ndaj kundershtarit, denohet me 1 (nje) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.
7.KF “Beselidhja” U-19, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Kukesi”U-19, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55 te KDS.
8.KF “Shkodra” U-17, per mos paraqitje ne ndeshje me KF “Vllaznimi” U-17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55 te KDS.
9.Lojtari i KF “Tirana” U-17, Jurgen Vrapi, per ofendim per sjellje ofenduese ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
10.Ekipi i “Djelmnia”, per mosparaqitje ne ndeshje me ekipin “Bulqiza”, humbet ndeshjen e tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55 te KDS.
11.Ekipi i “Young Boy”, per mosparaqitje ne ndeshje me ekipin “Adriatiku 2012”, humbet ndeshjen e tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55 te KDS.
12.Ekipi i “Young Boy”, per mosparaqitje ne ndeshje me ekipin “Rubiku”, humbet ndeshjen e tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55 te KDS.
13.Ekipi i “Johona Kozar”, per mosparaqitje ne ndeshje me ekipin “Rubiku”, humbet ndeshjen e tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55 te KDS.
14.Lojtari i KF “Durresi 04” U-15, Florind Menga, per ofendim per sjellje ofenduese ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
15.Lojtari i KF “Shkendia” U-17, Mirel Habibi, dhe lojtari i KF “Besa” U-17 , Nikola Xhava, per goditje ndaj njeri- tjetrit, denohet secili me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
16.KF “Besa”U-17 (amator), per aktivizim te lojtareve qe nuk kishin te drejte te luanin, humbet ne tavoline ndeshjet me “Adriatik Sport”, “Shkendia C”,“Durresi 04”, “Sukthi”, “Shkendia B’, “Teuta” dhe “Shkendia A” me rezultatin 3 me 0 si dhe i zbriten e 3 (tre) pikeve nga klasifikimi, bazuar ne nenin 54 te KDS.
17.FC “Adriatik Sport” U-17 (amator), per aktivizim te lojtareve qe nuk kishin te drejte te luanin, humbet ne tavoline ndeshjet me “Luzi”, “Sukthi”, “Durresi 04”, “Shkendia B” me rezultatin 3 me 0 si dhe i zbriten e 3 (tre) pikeve nga klasifikimi, bazuar ne nenin 54 te KDS.
18.Mospranimin e kerkese se KF “Luftetari” U-19 si te pa bazuar ne rregullore.
Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit.