Legjionarët / Agolli: I përqendruar tek skuadra, e dëshiroj rinovimin 1-vjeçar

Share Button

ABK-Ansi-Agolli

AlbanianSport.com 14.05.2015 19:25

ASNN – I pyetur nga faqja sportive vendase në Internet, “azerispor.com”, nëse ai do të vazhdonte të ishte pjesë e Karabakut edhe sezonin e ardhshëm, 32-vjeçari Agolli tha: “Sinqerisht, nuk jam duke u menduar për këtë. Të gjitha mendimet e mia janë të fokusuara në lidhje me ndeshjen e ardhshme. Sigurisht, te Karabaku unë jam i lumtur me gjithçka.” Për mbrojtësin kuqezi, ky është sezoni i pestë që luan në Azerbajxhan, nga sezoni 2010-2011, ku edhe ka fituar një titull, ndërkohë që është në pritje të trofeut të dytë.

Pak kohë më parë, lojtari i Kombëtares shqiptare ka thënë për mediat shqiptare, se ai do të dëshironte ta mbyllte karrierën e tij te Tirana, skuadra edhe ku është formuar e rritur si futbollist. Një gjë të tillë e bëri edhe mesfushori Ervin Bulku, i cili pas eksperiencave në Kroaci, Ukrainë, Azerbajxhan dhe Iran, tani po luan me Tiranën. Mbetet të shihet në javët e ardhshme se si do të operojë mbrojtësi Ansi Agolli, pra nëse do të vijojë të qëndrojë në radhët e Karabakut në kampionatin e Azerbajxhanit, apo do të zgjedhë të luajë me një skuadër tjetër, ku Tirana është opsioni i parë.

Fakt është se Agolli luan në nivele të larta dhe në Kombëtare ka qenë zgjedhje e parë dhe e padiskutueshme e trajnerit Xhovani de Biazi në ndeshjet e këtij edicioni. Dhe besimin tij mbrojtësi e ka justifikuar, pasi në krahun e majtë të repartit difensiv Agolli është si një mur i pakalueshëm, vërtetuar nga paraqitja e tij fantastike në të gjitha takimet. Ajo që duhet theksuar është se, gjatë marsit, Agolli pati pohuar në Baku për AlbanianSport.com se ishte i interesuar të luante për të paktën edhe një sezon tjetër për skuadrën e Karabakut dhe më pas do të shqyrtonte të ardhmen e tij.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh