AlbanianSport.com 14.05.2015 13:10
ASNN – Shkëndija mundi Vardarin në javën e 30-të të Superligës Maqedonase të Futbollit, duke siguruar dy javë përpara fundit kualifikimin për në Evropë sezonin e ardhshëm.
Skuadra tetovare, në takimin e luajtur në Kërçovë, pa praninë e tifozëve triumfoi me një gol të Abdullahut në minutën e 81-të duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme për objektivat sezonale.
Ndaj kampionëve të ardhshëm të Maqedonisë, skuadra e Jeton Beqirit regjistroi fitoren e dytë radhazi brenda një periudhe shumë të shkurtër, duke u konfirmuar si ekipi i momentit në kampionat.
Golin e fitores Shkëndija e gjeti nëntë minuta para fundit, me autor Abdullahun. Me këtë sukses Shkëndija siguron pjesëmarrjen në veprimtarinë e klubeve të kontinentit, Ligën e Evropës.