“adidas” prezanton topin e finales të Ligës së Kampioneve “Berlin 2015”

Share Button

adidas-topi-finale-2015

AlbanianSport.com 13.05.2015 20:45

ASNN – “adidas” është krenar për t’i treguar mbarë botës topin e ëndrrave, që të gjithë do të dëshironin ta mbanin në duart e tyre. Topi zyrtar “adidas” i finales së veprimtarisë më të rëndësishme dhe prestigjoze të futbollit evropian të klubeve, Ligës së Kampioneve, “Berlin 2015”, sapo ka mbërritur. Topi “adidas”, me të cilin do të luhet në Berlin ndeshja finale e Ligës së Kampioneve, ka të skalitur në sfondin e tij, një prej monumenteve historike më të njohura të Gjermanisë, siç është harku neoklasik i triumfit të shekullit të 18-të, Portat e Brandenburgut.

Tani që Ligës së Kampioneve është duke hyrë në fazën e saj më të nxehtë dhe emocionuese të garës, topi është gati për t’u shndërruar në pikën e referimit, duke u bërë në këtë mënyrë edhe njëherë, qendra e vëmendjes së gjithë botës së futbollit, por jo vetëm. Prezantimi për herë të parë i tij në 16 shkurt 2015, ka rezultuar një sukses i padiskutueshëm dhe pritet që të shkëlqejë në të gjitha fushat e futbollit të Europës që do të prekë, deri në finalen e madhe e të shumëpritur. Dizenjoja e jashtme e ka marrë frymëzimin nga skena monumentale, dinamike, e risjellë në një formë të re, moderne dhe tepër unike, në historinë e Berlinit.

Topi i kësaj përballjeje titanësh, përfshin një nga simbolet më të njohura të qytetit: “Porta e Brandenburgut” e vendosur përballë stadiumit legjendar gjerman në Berlin, “Olimpiashtadion”, në të cilin është vendosur të zhvillohet këtë vit, ditën e shtunë në datë 6 qershor, përballja e madhe finale e Ligës së Kampioneve midis gjigandëve të Evropës. Secili prej yjeve karakteristikë, simbole të kësaj veprimtarie, janë vendosur rreth e përqark topit, në një dizajn shumëngjyrësh, të gjallë e të guximshëm, duke përfshirë gjithashtu edhe një prej simboleve të tjera po aq të rëndësishme të Berlinit: ariun gjerman.

Përzierja e gjallë dhe tepër energjike e ngjyrave në këtë dizajn të paparë më parë, dëshmon mbi të gjitha për natyrën ekspresive, artistike dhe shpirtin e lirë, që simbolizon kryeqytetin gjerman dhe të gjithë berlinezët. Pamjet e para nga momentet e organizimit të finales së madhe “Berlin 2015”, që kanë nisur tashmë, do të shfaqen premierë këtë javë, në episodin e rradhës të emisionit “Gamedayplus”, në serinë e 7-të të tij. Në këtë seri, do të transmetohet në mënyrë ekskluzive edhe një turne i veçantë në stadiumin e Çellsit, me një prej yjeve të futbollit botëror, siç është mbrojtësi anglez, Geri Kehill.

Kjo kronikë speciale, do të prezantojë gjithashtu për publikun, sekuenca nga momentet në prapaskenë, me protagonistë disa prej fotbollistëve më të suksesshëm të momentit, të cilët u bënë pjesë të fushatës së fundit të ndërmarrë nga “adidas” “There will be Haters”, të tillë si Leo Mesi, Hames Rodrigez, Luis Suarez, Gereth Bejl dhe Karim Benzema. Pjesë e këtij kasti intervistash, me yjet më të mëdhenj të futbollit, është bërë dhe Fabian Frei, një prej mesfushorëve të qendrës më të mirë zviceranë, i cili momentalisht aktivizohet në radhët e skuadrës së Bazelit, në Superligë.

Ashtu siç ka ndodhur me të gjithë topat zyrtarë në historinë e Ligës së Kampioneve, edhe topi “adidas” i projektuar për finalen “Berlin 2015”, karakterizohet në pjesën e jashtme me një shtresë solide, të fortë, kompakte dhe të një cilësie të lartë, e dizenjuar për të siguruar në të gjitha pikat e kontaktit, kontroll optimal në fushën e lojës. Panelet e dizajnit të yjeve, simbol të këtij kompeticioni, janë të lidhura termikisht me njëri-tjetrin, bazuar në dizenjon e logos së Ligës së Kampioneve, duke ofruar një sipërfaqe të butë e të lëmuar, pa “damarë” apo pjesë të jashtme të qepura keq e të mbivendosura, dhe mbi të gjitha një interpretim të klasit të parë në fushën e blertë.

Topi “adidas” i finales së Berlinit, është përdorur zyrtarisht në fushë, prej së martës së 17 shkurtit 2015, dhe do të përdoret në vazhdim në të gjitha ndeshjet dhe përballjet e ngelura në Ligës së Kampioneve, përfshirë edhe finalen magjike të këtij viti. Topi është në dispozicion për blerje në të gjitha pikat e autorizuara “adidas” të shitjes me pakicë, pikat e shitjes me pakicë të asociuar me “adidas” group dhe të autorizuar për të tregtuar mallra stok me skonto dhe online nëpërmjet website-it zyrtar www.”adidas”.com/football. Për më shumë informacion mund të bashkoheni me Ligës së Kampioneve në www.”adidas”.com/gamedayplus ose mund të bëni follow në Twitter në #ucl”adidas”football.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh