Adriatik Balla 13.05.2015 18:55
Skënderbeu mbetet të sigurojë matematikisht titullin “kampion” që këtë javë në kuadër të xhiros së 35-të të Kategorisë Superiore, ku i mjafton dhe një barazim që të ndihet i sigurt për trofeun më të rëndësishëm sezonal. Por Skënderbeu i këtij sezoni ishte më i qëndrueshëm në lojë e rezultate se sa skuadrat e tjera dhe e meriton suksesin.
Ekipi i trajnerit Mirel Josa i bëri mirë detyrat e tij dhe po ia del të fitojë titullin e pestë radhazi, duke thyer kështu një rekord që nuk ishte regjistruar më herët nga ndonjë ekip i kampionatit tonë. Edhe pse kampionati i sivjetëm pati rivalitet, sërish Skënderbeu ruajti profilin e tij të suksesshëm.
Skuadra korçare, duke bërë diferencën pikërisht në dy fazat e fundit, madje në përplasje direkte me rivalët e tij, pasi mundi Kukësin, Partizanin dhe Tiranën në duele të ndryshme. Trajneri Josa ka qenë i qetë në këtë periudhë, duke pritur fundin me sukses, por edhe duke këshilluar të tijtë që të jenë më të vëmendshëm dhe të përmbushin objektivat.