AlbanianSport.com 13.05.2015 15:15
ASNN – Ndërkohë, përtej lajmit të keq të dëmtimit të xhudistes Majlinda Kelmendi, sporti kosovar ka marrë një lajm të mirë nga volejbolli, pasi Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) është pranuar në Federatën Ndërkombëtare.
FVK-ja sapo ka marrë lajmin nga FIVB-ja dhe CEV-i, që bordet e këtyre organizatave kanë vendosur të pranojnë Federatën Kosovare si anëtare me të drejta të kufizuara deri në pranimin e plotë në kongresin e radhës.
Kështu, Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) është pranuar në Federatën Ndërkombëtare. Sporti i Kosovës ka marrë kështu një tjetër lajm të mirë. FVK-ja është bërë anëtare me të drejta të kufizuara deri në pranimin e plotë në kongresin e radhës.
Ky lajm është i mirëseardhur për volejbollistët, drejtuesit e këtij sporti, trajnerëve dhe donatorëve që e mbajtën gjallë nëpër dekada këtë sport