Adriatik Balla 13.05.2015 13:25
Kukësi i është kthyer normalitetit dhe po sheh mundësitë të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Evropës që nga pozitat e vendit të dytë në kampionat dhe shanset i ka të mëdha. Portieri Argjent Halilaj është optimist për suksesin e skuadrës së tij dhe vlerëson te trajneri serb ndikon në anën psikologjike të grupit.
“Trajneri Radanoviç po punon shumë nën anën psikologjike të skuadrës, – ka deklaruar ai. – Dora i tij u ndje edhe në dy ndeshjet e fundit ku kemi marrë dy fitore. Ka entuziazëm dhe dinamizëm në stërvitje, diçka ka ndryshuar për mirë.” Për Halilajn rruga më e sigurt për Kukësin për të luajtur në Ligën e Evropës është kampionati.
Por aty duhet lënë pas në renditje Tirana ose Partizani. “Unë mendoj se Ligën e Evropës e kemi më të sigurt nëpërmjet kampionati, sepse në finale të Kupës asnjëherë në i duhet se çfarë ndodh”, – vijoi gardiani i portës verilindore. Në fundjavë Kukësi pret Tiranën dhe barazimi shihet si rezultat në favor të vendasve.
“Ne duhet të fitojmë në fundjavë në fushën tonë me Tiranën, për ta siguruar sa më shpejt pjesëmarrjen në Ligën e Evropës. Barazimi nuk do të ishte rezultat i keq, por ne do të futemi në fushë vetëm për të marrë fitoren”, – ka përfunduar portieri i Kukësit, Argjent Halilaj.