AlbanianSport.com 13.05.2015 09:45
ASNN – Shanset e Kosovës që të fitojë medalje të artë në Lojërat Olimpike Evropiane janë zbehur shumë, pasi ditët e fundit është mësuar se sportistja më e mirë në vend dhe në botë, Majlinda Kelmendi, nuk do të garojë në edicionin e parë, që do të mbahen në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.
Në fillim të këtij viti, xhudistja 24-vjeçare kishte pësuar një dëmtim të ligamenteve të gjurit të majtë dhe në fund të janarit iu nënshtrua një operimi. Rehabilitimi i saj ka shkuar mirë, por Kelmendi nuk do të jetë plotësisht e gatshme për muajin e ardhshëm kur mbahen Lojërat Evropiane.
Pritej që Kelmendi të ishte mbajtëse e flamurit të Kosovës në ceremoninë hapëse, ndërsa ishte shpresa më e madhe për sukses në pjesëmarrjen e parë të Kosovës në një ngjarje të madhe shumësportëshe. Për dëmtimi ia ka mohuar këtë shans historik dhe tashmë xhudistja pejane e ka hedhur vështrimit te Olimpiada “Rio 2016”.