Adriatik Balla 13.05.2015 07:55
Partizani ka vijuar normalisht seancat e tij stërvitore, duke pasur objektiv të qartë për ndeshjen e fundjavës ndaj Vllaznisë. Në këtë takim synimi madhor dhe i vetëm është trepikëshi, për shkak edhe të pozitave që kanë në renditje “Demat e kuq”.
Për trajnerin Duro kanë mbërritur lajme të mira, pasi dje me grupin në stërvitje ishte dhe portieri Alban Hoxha, i cili kaloi një dëmtim të lehtë, si dhe mesfushori Emiliano Vila, një nga pikat e forta të të kuqve në repartin e mesfushës.
Kthimi i dy futbollistëve titullarë do të ndihmojë Partizanin të realizojë objektivat e tij, ndërkohë që vetë trajneri Duro është shprehur se Liga e Evropës kërkon 6 pikë në këto dy javë të mbetura nga Superiorja e këtij sezoni.