AlbanianSport.com 12.05.2015 19:40
ASNN – “Loro Boriçi” do të jetë gati për ndeshjen me Serbinë dhe, menjëherë pas tij, radhën e ka Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”. Kështu ka deklaruar duke folur ekskluzivisht për AlbanianSport.com anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, Arben Dervishaj, i cili është edhe përgjegjës për infrastrukturën sportive. Sipas Dervishit, pushteti lokal duhet të bëjë më tepër përsa i përket infrastrukturës sportive.
Përtej mungesës së kohës, Stadiumi “Loro Boriçi” do të jetë gati për ndeshjen me Serbinë. Kjo është garancia që jep anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, Arben Dervishaj, i cili është edhe përgjegjës për infrastrukturën sportive. “Në këtë moment që flasim, të paktën edhe me bisedat që janë bërë me firmën ndërtuese, por edhe me planin organizativ, ne besojmë që ekziston mundësia që ne ta kapim afatin e vënë”, – ka deklaruar ai.
“Mund të mbeten vetëm disa punime që nuk prishin problematikën e ndeshjes, por unë besoj që do ta kapim, edhe për arsye se firma që e ka marrë përsipër ka premtuar futjen në punë njëkohësisht të 300 punonjësve në stadium”, – ka shtuar Dervishaj, sipas pushteti lokal duhet të bëjë më tepër përsa i përket infrastrukturës sportive. “Klubet dhe organet e pushtetit vendor janë ato që duhet t’i krijojnë kushtet e infrastrukturës sportive”, – ka thënë ai.
“Federata është aty për t’i kontrolluar dhe certifikuar këto mjedise sportive, – ka vijuar biznesmeni. – Në qoftë se Federata do të merrej me të gjithë infrastrukturën, nuk do t’i mjaftonte kurrë buxheti. Duke folur për AlbanianSport.com, Dervishaj ka sqaruar se synimi i radhës në këtë drejtim mbetet Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”. “Si rezultat i krizës globale, është e vështirë të gjesh financues dhe prandaj ne jemi në bisedime me disa kompani ndërkombëtare”, – ka sqaruar ai.
“Stadiumi i ri Kombëtar kap shifrën e rreth 50 milionë eurove, – vijoi Dervishaj. – Buxheti ynë financiar është i vogël në këtë kontekst, ashtu sikundër edhe buxheti i shtetit nuk ka hapësirë për të tilla investime, prandaj po kërkojmë të ndërthurim financimin e Federatës, me atë të Qeverisë dhe të një investitori të huaj, i cili do ta marrë përsipër këtë stadium me koncesion.” Rindërtimi i Stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës pritet të kushtojë rreth 12 milionë euro.
Në vijim AlbanianSport.com do t’ju sjellë intervistën e plotë dhe ekskluzive me jep anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, Arben Dervishaj, me tekst dhe video.