AlbanianSport.com 12.05.2015 14:10
ASNN – Mesfushori shqiptar Adnan Januzaj si duket po humbë gjithçka te Mançester Junajtid. Superylli kosovar ka gjasa që në fund të edicionit të humbë edhe numrin 11 që e ka në fanellë.
Thuhet se klubi anglez është duke menduar numrat e fanellave për edicionin e ardhshëm dhe se në dilemë të madhe është numri 11. Këtë numër mund ta mbajë Depej, Di Maria ose ndonjë sulmues i madh që pritet të transferohet në verë.
Adnan Januzaj nuk bën pjesë në planet e Luis Van Galit dhe pikërisht trajneri holandez është duke menduar huazimin e tij te ndonjë skuadër angleze dhe “vjedhjen” e numrit 11.
Sipas mediave britanike, Januzaj nuk e ka gjetur veten në skuadër që kur ekipin e mori nën komandë trajneri holandez Luis Van Gal, duke luajtur gjithnjë e më pak e duke ngrohur gjithnjë e më tepër stolin.