AlbanianSport.com 12.05.2015 09:35
ASNN – Eugert Zhupa ka bërë në fundjavë debutimin e tij në Xhiron e Italisë, duke u bëri i pari shqiptar që merr pjesë në këtë garë, një nga dy garat më të rëndësishme botërore të këtij sporti. Të hënën është zhvilluar etapa e 3-të Rapalo-Sestri Levante, 136 km e gjatë.
Zhupa ka bërë një paraqitje të mirë në këtë etapë, duke u renditur i 142-ti midis 191 çiklistëve, pasi ka mbërritur në finish 22 minuta e 12 sekonda prapa australianit Majkëll Methjus, që korri fitoren e dytë në këto 3 etapa të para, duke regjistruar kohën 3 orë, 33 minuta dhe 53 sekonda.
Çiklisti shqiptar e ka zhvilluar të shtunën etapën e parë, atë të kronometrit ekipor dhe skuadra e tij “Sauthist” u rendit e 18-ta në edicionin e 98-të, duke përshkuar distancën prej gati 18 kilometrash për 20 minuta e 18 sekonda. Ndërkaq, të dielën është zhvilluar etapa e dytë e Xhiros së Italisë.
25-vjeçari Zhupa është renditur i 178-ti midis 195 çiklistëve, duke e përshkuar distancën prej 177 km midis Albengas dhe Xhenovas, me kohën 4 orë, 16 minuta dhe 34 sekonda, 6 minuta e 16 sekonda pas vendit të parë. Ndërsa Sidoqoftë, përfaqësimi i Zhupës në këtë veprimtari është një arritje e madhe për çiklizmin tonë.
Eugert Zhupa sapo ka nisur karrierën si profesionist dhe është nënkampion i Ballkanit në garën e kronometrit. Xhiro e Italisë do të zgjasë deri më 31 maj. Sot zhvillohet etapa e 4-t, Kiavari-La Specia, 150 km e gjatë. Edicioni i 98-të i Xhiros së Italisë do të zgjasë deri më 31 maj 2015.