Gjergj Vyshka 03.10.2014 19:35
Ndërkohë presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, ka treguar se shtangistët, edhe duke u përgatitur fort për Botërorin, do të jenë sipas të gjitha gjasave, me 7 shtangistëtë kualifikuar në këtë Olimpiadë.
“Unë do të kisha pasur dëshirë që të kishte një përzgjedhje më të drejtë nga KOKSH, sepse përveç Daniel Godelli, mendoj se një bursë të tillë e meriton dhe Romela Begaj dhe Erkand Qerimaj”, – ka këmbëngulur ai.
“Janë të tre sportistë të niveleve botërore dhe ndaj them që bursa duhet të shkojë tek sportistët cilësorë. Duhet ta marrin ata që e meritojnë”, – ka përfunduar Gjoza, kurse kështu bursat olimpike janë shoqëruar me firma e debate
Ja përfituesit e bursës olimpike
Daniel Godelli Peshëngritje
Luiza Gega Atletikë
Iltian Nika Çiklizëm
Anxhela Kashari Not
Osman Hajdari Mundje
Ana Demneri Taekuondo