Adriatik Balla 10.05.2015 21:55
Trajneri i Laçit, Armando Cungu, ka befasuar krejtësisht dje me deklaratën e tij se do të presë bashkëpunimin me kurbinasit, deklaratë që e dha fill pas ndeshjes dhe fitores së djeshme ndaj Vllaznisë në Krujë.
“Do të largohem nga ekipi i Laçit, – u shpreh Cungu. – Kam dëshirë të fitoj edhe Kupën e Shqipërisë dhe më pas, më përfundon kontrata dhe do të largohem!”
Ai ka përjashtuar mundësinë e rinovimit të kontratës së tij me presidentin Pashk Laska për të vijuar drejtimin e kurbinasve, edhe nëse Laçi arrin të marrë pjesë në Ligën e Evropës.
Arsyeja e këtij divorci të paralajmëruar nga Cungu me kurbinasit e Laçit, është personale. “Dua të pushoj”, – tha shkurt trajneri shkodran.