Adriatik Balla 10.05.2015 18:40
Skuadra e Apolonisë fitoi 3-1 ndaj Elbasanit në Stadiumin “Loni Papuçiu”, falë Andi Ribajt, që shënoi 3 gola në ndeshjen më të rëndësishme deri në këto momente në sezonin e skuadrës së tij.
Goli nuk vonoi, pasi në të 18-tën minutë, Andi Ribaj shfrytëzoi një harkim të Dimos nga e majta duke kaluar vendasit në epërsi. Kjo epërsi zgjati pak, pasi brenda 5 minutash një gabim në mbrojtje i lejoi Lamçes të barazonte shifrat.
Por Ribaj shënoi me 11-metërsh në fund të pjesës së parë. E në kohën ekstreme të këtij fraksioni shënoi dhe një 11-metërsh tjetër. Në pjesën e dytë Fili shënoi golin e katërt, duke vulosur fitoren e Apolonisë 4-1, një 3-pikësh që e ndihmon skuadrën fierake të besojë deri në fund tek mbijetesa.