AlbanianSport.com 10.05.2015 11:05
ASNN – Eugert Zhupa ka bërë debutimin e tij në Xhiron e Italisë. Çiklisti shqiptar ka zhvilluar etapën e parë, atë të kronometrit ekipor. Skuadra e tij “Sauthist” u rendit e 18, duke përshkuar distancën prej gati 18 kilometrash për 20 minuta e 18 sekonda. Përfaqësimi i Zhupës në këtë aktivitet është një arritje e madhe për çiklizmin tonë. Eugert Zhupa sapo ka nisur karrierën si profesionist dhe është nënkampion i Ballkanit në garën e kronometrit.
Xhiro e Italisë do të zgjasë deri më 31 Maj. Kështu, flamuri shqiptar është shfaqur dje përgjatë Xhiros së Italisë dhe jo rastësisht, pasi Eugert Zhupa nisi aventurën e tij në këtë garë të rëndësishme me ekipin e “Sauthist”. Kjo është një arritje e madhe për 25-vjeçarin Zhupa dhe për sportin shqiptar. Në përfundim të kronometrit ekipor, etapa e parë e Xhiros, skuadra e çiklistit kuqezi e mbylli në vend të 18-të mes 22 ekipeve pjesëmarrës në edicionin e 98-të.
Etapa e parë me itinerar San Lorenco al Mare- Sanremo, 17.6 km e gjatë, u fitua nga australianët e “L’Orica GreenEdge” me kohën 19’26″, ndërsa në vend të dytë u rendit “Tinkoff-Saxo”, 7 sekonda më prapa. “Southeast” mbërriti në finish 52 sekonda më ngadalë se vendi i parë. Fanella e parë rozë u vesh nga çiklisti australian, 34-vjeçari nga Melbërni, Simon Xherrans. Sot zhvillohet etapa e dytë Albenga-Xhenova, 177 km e gjatë.