AlbanianSport.com 09.05.2015 11:35
ASNN – Valdet Rama ka qenë lojtari kryesor i 1860 Mynihut, në sfidën e kampionatit me FSV Frankfurtin.
Mesfushori i Kombëtares ka qenë shënuesi i golit të vetëm në fitoren 1-0 të ekipit bavarez, që po përpiqet t’i shpëtojë rënies nga kategoria në Bundesligën e dytë gjermane.
Ky është goli i tretë në kampionat për Valdet Ramën që, për çudi, shënon vetëm në fushë kundërshtare.
Gol ka patur në Gjermani edhe për Jugern Gjasulën. Mesfushori shqiptar ka realizuar nga 11-metërshi në fitoren 2-0 të Alenit ndaj Fortunës së Duseldorfit.