Gjergj Vyshka 03.10.2014 16:15
I pari që ka hyrë në debate si me Bezhanin, ashtu dhe Rulin, ka qenë trajneri i Luiza Gegës, Taulant Stërmasi, sipas të cilit nuk është normale që sportistja të shkojë jashtë vendit dhe të stërvitet me tjetër trajner. “A mund ta dij se nëse stërvitemi brenda vendit, cili do të jetë përfitimi i bursës olimpike? – ka thënë ai. – Unë si trajner kam shpenzuar edhe kur sportistja është stërvitur jashtë, por dhe brenda.”
“E nuk është normale që të shkojë sportistja e të stërvitet me trajner tjetër, i cili nuk e ka idenë se si është përgatitur e çfarë programesh përgatitore ka ajo. Së dyti, cilat janë aktivitetet në të cilën duhet të marrim pjesë për normën e kualifikimit?”, – ka shtuar Stërmasi, debati i të cilit me drejtuesit e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar ka zgjatur për disa minuta.
Por përfundimi i gjithçkaje ka qenë se çështja e shoqërimit të sportistes, në një farë mënyre duhet të zgjidhet me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Federatat përkatëse. “Sa për aktivitetet, më të rëndësishme janë pjesëmarrjet në Kampionatin Evropian dhe Botëror, të cilat janë kualifikuese për Olimpiadën e 2016-s”, – ka thënë si Bezhani, ashtu dhe Ruli.
Ja përfituesit e bursës olimpike
Daniel Godelli Peshëngritje
Luiza Gega Atletikë
Iltian Nika Çiklizëm
Anxhela Kashari Not
Osman Hajdari Mundje
Ana Demneri Taekuondo