Adriatik Balla 07.05.2015 23:30
ASNN – Flamurtari ka dalë tërësisht nga objektivat e tij dhe luan sa për statistikë në kampionat.
Ekipi vlonjat do të luajë ditën e shtunë ndaj Partizanit pa motivimin e duhur, për më tepër që kundërshtari luan për objektiv të fortë siç është pjesëmarrja në Ligën e Evropës.
Sipas informacioneve që vijnë nga klubi vlonjat, nesër në fushë do të zbresin kryesisht të rinjtë, kjo edhe për faktin e formacionit titullar i mungojnë pesë lojtarë, të cilët janë të dëmtuar.
Stafi teknik nuk do të ketë ne dispozicion për ndeshjen e radhës portierin Ilion Lika (i pezulluar), mbrojtësin Valdo Zeqaj (3 kartonë), mesfushorin Taulant Kuqi (3 kartonë) dhe Franc Veliun e Polizoi Arbërin për arsye subjektive.