AlbanianSport.com 07.05.2015 16:10
ASNN – Pasi u konfirmua titullar ndaj Atalantës, portieri Sajmir Ujkani ka marrë ofertë për të rinovuar kontratën me klubin italian të Palermos. Edhe fati në këtë rast është në anën e Samir Ujkanit, i cili e kishte bërë të qartë se nuk dëshironte më të qëndronte në Siçili si zëvendësues i mikut të tij, Stefano Sorrentino.
Portieri veteran i Palermos do të mungojë të paktën për një javë për shkak të dëmtimeve fizike që pësoi në një aksident rrugor, e për rrjedhojë portieri i përfaqësueses së Kosovës do të veshë dorezat e titullarit. Gjithçka ndodhi kur rinovimi i kontratës së 27-vjeçarit po kthehej në çështje.
Kushti i Ujkanit për të qëndruar në Palermo, është roli i titullarit.