AlbanianSport.com 07.05.2015 09:45
ASNN – Për të evituar hamendësimet për tolerime dhe fenomene të tjera negative dhe për t’u dhënë besim klubeve anëtare se qeveria e futbollit po punon drejt, FSHF ka vendosur që ndeshjet e javës së 34-t të Kategorisë Superiore të luhen të gjitha ditën e shtunë në orën 16:00.
Një vendim i tillë duket i drejtë, nisur dhe nga nevoja për besueshmëri që ka në futbollin tonë. Përgjithësisht ndeshjet deri tani janë luajtur në orare të ndryshme dhe në ditë të ndryshme.
Por duke qenë se kanë mbetur dhe tri javë deri në fund dhe rivaliteti titullin “kampion”, për Ligën e Evropës dhe për mbijetesën në Superiore është shumë i madh, një datë dhe një orar për të gjithë vjen në kohën e duhur dhe kjo çliron besim tek klubet.
Kategoria Superiore
Java e 33-të
(9 maj 2015)
Të shtunën:
Apolonia – Elbasani (16:00)
Flamurtari – Partizani (16:00)
Teuta – Kukësi (16:00)
Vllaznia – Laçi (16:00)
Tirana – Skënderbeu (16:00)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Skënderbeu 33 22 6 5 54-18 72
- Tirana 33 20 7 6 45-23 67
- Kukësi 33 20 6 7 50-23 66
- Partizani 33 19 7 7 37-24 64
- Laçi 33 17 9 7 39-18 60
- Flamurtari 33 10 8 15 28-32 38
- Vllaznia 33 11 5 17 27-37 35
- Teuta 33 8 2 23 28-50 26
- Apolonia 33 6 4 23 14-50 22
- Elbasani 33 4 2 27 18-65 14