AlbanianSport.com 07.05.2015 17:40
ASNN – Shqipëria nuk ndryshon pozicion në renditjen e përmuajshme të FIFA-s. Kombëtarja shqiptare mbetet në vendin e 57-të, me 575 pikë, pasi gjatë muajit të fundit nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje.
Ndryshime nuk ka as për tre prej kundërshtarëve të Shqipërisë në grupin eliminator të Euro 2016. Kështu, Portugalia qëndron në vendin e 7-të, Serbia mbetet në pozicionin numër 44-t, ndërsa Armenia në të 77-tin.
Ndërkohë, Danimarka humbet një vend duke zbritur në të 29-tin. Kështu, FIFA ka publikuar klasifikimin e fundit të ekipeve përfaqësuese, me Shqipërinë që nuk ndryshon pozicion.
“Kuqezinjtë” mbeten të 57-tët në botë, pasi gjatë muajit të fundit nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje ndërkombëtare. Ndërkohë, as rivalët e grupit për eliminatoret e Evropianit nuk kanë shënuar ndonjë progres.
Portugalia e Kristiano Ronaldos mbetet e 7-ta, Serbia në pozicionin e 44-t dhe Armenia në të 77-tin. Vetëm Danimarka ka humbur një pozicion, duke rrëshqitur në vendin e 29-të.
Kampionia e botës, Gjermania, vazhdon të kryesojnë, me një diferencë të theksuar ndaj Argjentinës dhe Belgjikës. Ndryshime në klasifikim pritet të ketë pas ndeshjeve të qershorit, ndërsa për Shqipërinë mund të ndodhë të ketë lëvizje pas vendimit të KAS-it për ndeshjen me Serbinë, që pritet të publikohet në fund të këtij muaji.