AlbanianSport.com 07.05.2015 15:30
ASNN – Berati ishte kryeqyteti shqiptar i shahut këtë të mërkurë. Të rinjtë përjetuan momente të veçanta, duke garuar përmes sportit të mendjes me mjeshtrat Fatos Muça dhe IIir Seitaj.
Kësaj atmosfere festive iu bashkua edhe Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta i cili shprehu mbështetjen e tij për bashkëpunimin e Ministrisë së Arsimit me Federatën Shqiptare të Shahut në projektin e ndërmarrë së fundmi për përfshirjen e shahut në shkolla.
Ndërkohë nuk munguan batutat mes tij dhe mjeshtrit Fatos Muça. Federata Shqiptare e Shahut synon që ky sport të shtrihet gjerësisht në shkolla, duke u bërë pjesë e kurrikulave mësimore.
Kjo nismë është tashmë në fazën e konkretizimit pasi ka marrë edhe mbështetjen e Ministria e Arsimit. Veprimtari të tilla shahu Federata i ka promovuar edhe në qytetet të tjera me qëllimin e popullarizmit të këtij sporti dhe të rikthimit të traditës së trashëguar.