KOKSH / Bezhani: Të ndërgjegjshëm se ka edhe të tjerë sportistë cilësorë

Share Button

KOKSH-Bursistet-Olimpike-2014-Bezhani-Ruli

Gjergj Vyshka 03.10.2014 12:55

 

“KOKSH ka kënaqësinë e shpërndarjes së këtyre bursave, të cilat do të jenë një mundësi e mirë stërvitjeve dhe kualifikimi me normë të sportistëve tanë për në Lojërat Olimpike Verore “Rio de Zhaneiro 2016””, – ka deklaruar presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, gjatë ceremonisë së shpërndarjes së bursave olimpike. – Shqipëria ka dhe shumë sportistë të tjerë, të cilëve do t’u përpiqemi t’i krijojmë kushtet e domosdoshme për t’u stërvitur në mënyrën më të mirë të mundshme. E pse jo të kemi mundësinë që të shkojmë në Rio me 10-12 sportistë me normë kualifikimi.”

“Duhet të dimë që kjo bursë nuk duhet të jetë e vetmja mbështetje për sportistët tanë, ndërsa neve u kemi bërë thirrje dhe institucioneve të tjera, gjithnjë për mbështetje, – ka vijuar ish-mundësi i mirënjohur. – Bëj të ditur që kjo bursë nuk do të jetë rrogë, por do të jetë financim për stërvitje jashtë me teknikë të specializuar nëpër qendrat ku do të shkojmë. Nëse deri dje kemi gabuar kur sportisti e ka cilësuar bursën si rrogë, tashmë do të jetë krejt ndryshe”. Dhe më pas kryetari i Komisionit Teknik të KOKSH-it dhe njëkohësisht presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergji Ruli, ka bërë të ditur se kërkesat për përfitimin e bursës nga Shqipëria ka qenë 15.

“Megjithatë janë vetëm gjashtë, ndërsa më duhet të them se nëse në atletikë e peshëngritje të dy sportistët janë pranë normës së kualifikimit, të përzgjedhurit në mundje, not, çiklizëm dhe taekuondo janë sportistë që premtojnë dhe kanë mundësi të kapin normën, – ka sqaruar ai. – Nëse nuk do të kenë një paraqitje të mirë në veprimtaritë ndërkombëtare, të përcaktuara nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar si gara kualifikuese për në Lojërat Olimpike Verore të vitit 2016, atëherë kjo bursë hiqet. Por bursa hiqet edhe në rastet e dëmtimeve të parikuperueshme, apo kur ka konflikt me Federatën Shqiptare të një sporti përkatës dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.”

“Sikurse hiqet në rastin e kapjes të përdorimit të substancave të ndaluara. Madje dhe anashkalimi i rregullave, apo marrja e një nënshtetësie tjetër, nënkupton heqjen automatike të bursës, – ka theksuar Ruli. – Siç e bëri të ditur dhe presidenti i KOKSH, Viron Bezhani, bursa olimpike nuk është rrogë. Nënkupton stërvitje me të gjithë asistencën e mundshme mjekësore, por jo ndërhyrje kirurgjikale në rast dëmtimi. Nga 1000 dollarë që është në muaj bursa olimpike, 20 përqind e saj, që do të thotë 200 dollarë mund të jenë para xhepi për sportistin. Mendoj që kemi bërë zgjedhjet e duhura, kurrsesi jo subjektive, por që nuk mund të jenë bursa përfundimtare.”

 

Ja përfituesit e bursës olimpike:

 

Daniel Godelli          Peshëngritje

Luiza Gega               Atletikë

Iltian Nika                  Çiklizëm

Anxhela Kashari      Not

Osman Hajdari         Mundje

Ana Demneri                        Taekuondo

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh