AlbanianSport.com 06.05.2015 18:45
ASNN – Trajneri i Kombëtares, Xhovani De Biazi, është shpallur “Personazhi i Vitit në Trevizo nga media vendëse, “Il Giornale Di Treviso”, e cila ka bërë një sondazh në Internet për njeriun e vitit 2014. “Më vjen mirë që marr këtë vlerësim”, – u shpreh fillimisht trajneri i Kombëtares kuqezi për median në fjalë.
Më tej, në intervistën e tij, trajneri ka folur për teknologjinë, largësinë me familjen e tij për punën dhe për ngjarjet e Beogradit. “Nuk më intereson fare teknologjia, – ka theksuar italiani i Kombëtares së Shqipërisë. – Nëse do të drejtoja një ekip dhe jo një Kombëtare, atëherë po!”
“Unë jam gjithmonë pranë familjes, pasi në Shqipëri udhëtoj vetëm një herë në muaj, për shkak se lojtarët luajnë nëpër botë dhe shpesh i shoh nga televizioni, pa udhëtuar fare”, – ka deklaruar Xhovani De Biazi, në një intervistë të dhënë për median që e shpalli si personazhin e vitit 2014.