AlbanianSport.com 04.05.2015 17:15
ASNN- Kombëtarja e Nën-17-vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Xhemal Mustedanagiç e ka mbyllur me barazimin turneun miqësor në Austri, ndërsa ka barazuar 3-3 me Arabinë Saudite.
Për tanët kanë shënuar Gjerko, Kastrati dhe Bitaku, kurse në fund tanët kanë triumfuar me penallti.
Në Austri tanët kanë barazuar 0-0 me Meksikën, 1-1 me Brazilin, 1-1 me Kosta Rikën, si dhe janë mundur 0-2 me Austrinë.
E në përgjithësi ka qenë një turne i suksesshëm për tanët.