AlbanianSport.com 04.05.2015 14:00
ASNN – Orhan Ademi tund rrjetën për Alenin në Bundesligën e dytë. Një tjetër futbollist shqiptar shënon emrin si golshënues në Gjermani.
Ky është Orhan Ademi, lojtar i lindur në Zvicër dhe që luan për skuadrën e Alenit në Bundesligën e dytë.
Ademi, i marrë si huazim nga Aleni, shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, në humbjen e pësuar në shtëpi, 2-4 ndaj Bokumit.
Në të njëjtën skuadër me shqiptarin e Zvicrës luan edhe mesfushori Jurgen Gjasula, i cili ka qenë edhe pjesë e kombëtares shqiptare.