Gjergj Vyshka 04.05.2015 11:50
Notarët e trajnerit Sadik Mema kanë provuar forcat e tyre para veprimtarive të verës. Të shtunën, ndërsa në pishinën e “Te Stelës” është organizuar “Dita e Sprinteve”, një veprimtari që ka mbledhur fëmijët e katër klubeve. Dhe ky veprimtari, që ka pasur për bazë vetëm garat e shpejtësisë, është zhvilluar për katër kategori grupmoshash, të cilat ishin: Kategoria D datëlindja 2007, Kategoria C datëlindja 2005-2006, Kategoria B datëlindja 2003-2004 dhe Kategoria A datëlindja 2001-2002.
Në përgjithësi në kategorinë e fëmijëve deri në 8 vjeç kanë dominuar notarët e Stelës, atje ku për meshkuj është fitues në të gjitha disiplinat Erxhan Lala, kurse për vajza është dalluar Kaltra Meça dhe Ema Kola. Për të vijuar më pas në Kategorinë C ku dominimi i djemve është ndarë mes Paulo Andonit të Partizani, Devi Bardhi dhe Klesti Ndojës së Stelës. Kurse për femra Vivian Xhemollari është mbi të tjerat me katër gara fituese pas së cilës ka ardhur Kestrina Dande.
Në kategorinë B Irdi Tashi dhe Junus Fuga tek meshkujt dhe Aries Rama, Gloria Ndoja dhe Aleksa Janku kanë bërë namin. E në fund kategoria A gjithçka është ndarë mes Mishel Xhaferrit, Xhon Dikos, Alesia Dajës, Ines Memës dhe Siria Çarçanit. Dhe në fund ka fituar “Te Stela”, jo vetëm kishte skuadrën më të kompletuar, ndërsa Tirana Delfina Sport, Partizani, Tradita dhe Studenti kanë ardhur me një apo dy konkurrent, por se gjithçka vjen dhe nga stërvitja e përditshme. E është e sigurt se do të jetë rezultative në garat verore.
Rezultatet teknike të “Ditës së Sprinteve 2015”
Kategoria D (datëlindja 2007)
Meshkuj
25 m delfin Erxhan Lala (Stela) 24”93
50 m delfin Erxhan Lala (Stela) 57”56
50 m bretkosë Erxhan Lala (Stela) 1’06”08
50 m shpinë Erxhan Lala (Stela) 52”76
50 m stil i lirë Erxhan Lala (Stela) 45”28
Femra
25 m delfin Kaltra Meça (Stela) 21”81
50 m delfin Kaltra Meça (Stela) 53”07
50 m bretkosë Ema Kola (Stela) 1’01”15
50 m shpinë Ema Kola (Stela) 53”90
50 m stil i lirë Kaltra Meça (Stela) 49”27
Kategoria C (datëlindja 2005-2006)
Meshkuj
50 m delfin Paulo Andoni (Partizani) 39”89
100 m shpinë Dion Daja (Stela) 1’39”52
50 m bretkosë Klesti Ndoja (Stela) 47”52
100 m stil i lirë Devi Bardhi (Stela) 1’18”38
50 m shpinë Arbër Ceka (Stela) 51”96
100 m delfin Paulo Andoni (Partizani) 1’36”05
50 m stil i lirë Devi Bardhi (Stela) 34”77
100 m bretkosë Klesti Ndoja (Stela) 1’44”69
100 m katërnotim Zeki Metalla (Stela) 1’40”77
Femra
50 m delfin Vivian Xhemollari (Stela) 42”21
100 m shpinë Kestrina Dande (Stela) 1’43”10
50 m bretkosë Telma Harshova (Stela) 52”39
100 m stil i lirë Vivian Xhemollari (Stela) 1’20”34
50 m shpinë Kestrina Dande (Stela) 39”95
100 m delfin Vivian Xhemollari (Stela) 1’36”90
50 m stil i lirë Sara Dande (Stela) 43”82
100 m katërnotim Vivian Xhemollari (Stela) 1’34”54
Kategoria B (datëlindja 2003-2004)
Meshkuj
50 m delfin Irdi Tashi (Stela) 39”37
100 m shpinë Etjen Harshova (Stela) 1’33”57
50 m bretkosë Junus Fuga (Stela) 42”90
100 m stil i lirë Irdi Tashi (Stela) 1’13”53
50 m shpinë Junus Fuga (Stela) 37”41
100 m delfin Junus Fuga (Stela) 1’23”75
50 m stil i lirë Frenki Kogu (Stela) 36”15
100 m bretkosë Kliti Këlliçi (Stela) 1’40”47
100 m katërnotim Junus Fuga (Stela) 1’20”58
Femra
50 m delfin Aries Rama (Stela) 41”71
100 m shpinë Gloria Daja (Stela) 1’22”70
50 m bretkosë Aleksa Janku (Stela) 55”95
100 m stil i lirë Anastasia Dhimoshi (Stela) 1’31”37
50 m shpinë Gloria Ndoja (Stela) 39”95
100 m delfin Aries Rama (Stela) 1’35”94
50 m stil i lirë Erin Vasili (Stela) 36”57
100 m bretkosë Aleksa Janku (Stela) 2’07”01
100 m katërnotim Gloria Ndoja (Stela) 1’31”77
Kategoria A (datëlindja 2001-2002)
Meshkuj
50 m delfin Mishel Xhaferri (Stela) 31”21
100 m shpinë Aried Ruci (Stela) 1’15”89
50 m bretkosë Xhon Diko (Stela) 31”10
100 m stil i lirë Mishel Xhaferri (Stela) 1’07”49
50 m shpinë Xhon Diko (Stela) 34”65
50 m stil i lirë Nik Blushi (Partizani) 31”82
100 m bretkosë Xhon Diko (Stela) 1’23”63
100 m katërnotim Mishel Xhaferri (Stela) 1’15”40
4×50 m stil i lirë “Te Stela” 2’12”41
Femra
50 m delfin Alesia Daja (Stela) 41”94
100 m shpinë Siria Çarçani (TDS) 1’30”88
50 m bretkosë Alesia Daja (Stela) 44”56
100 m stil i lirë Ines Mema (TDS) 1’24”22
50 m shpinë Siria Çarçani (TDS) 41”41
50 m stil i lirë Ines Mema (TDS) 36”48
100 m bretkosë Alesia Daja (Stela) 1’42”14
100 m katërnotim Alesia Daja (Stela) 1’32”20
Si ekip: “Te Stela” 453 pikë (Meshkuj)
“Te Stela” 334 pikë (Femra)