Gjergj Vyshka 04.05.2015 10:45
Lojtarët e kombëtares sonë në Itali, Greqi e Zvicër duket se janë më shumë jashtë fushës së lojës se sa brenda saj. Në Serinë A, në ndeshjen Atalanta-Lacio 1-1, Cana nuk ka luajtur për arsye dëmtimi, kurse Berisha e Strakosha kanë qenë në stol.
Në takimin tjetër Inter-Kievo 0-0, Vajushi vazhdon të ngrohë stolin. Ndërkohë në Serinë B, Memushaj ka luajtur 90 minuta në ndeshjen Avelino-Peskara 3-2, por është ndëshkuar me karton të verdhë.
Sakaq në Greqi, Kaçe ka luajtur 90 minuta në ndeshjen PAOK-Levadhiakos 1-0. Në Zvicër, në ndeshjen Aarau-Lucernë 2-6, as Aliti e as Hyka s’kanë luajtur asnjë minutë, ndërsa Sadiku në ndeshjen FC Zyrih-Jang Bojs 0-1, ka luajtur vetëm dhjetë minuta.