Gjergj Vyshka 04.05.2015 08:35
Noti shqiptar nuk ka dëshirë të rrijë pushim. Edhe pse dy veprimtaritë e para kombëtare të Federatës Shqiptare të Notit kanë përfunduar më 5 prill, kur fillimisht është zhvilluar Kampionati Kombëtar i Fëmijëve dhe më pas ai i Të Rriturve dhe Të Rinjve në Pishina të Mbyllura, pa thënë që veprimtaria e vetme ndërkombëtare deri më tani është “Mimoza Kup 2015”, klubet gjejnë mënyrat për të matur forcat.
Sepse tashmë janë në prag të veprimtareve të verës, të cilat nisin me pjesëmarrjen në Dubrovnik për të vazhduar me Lojërat Olimpike Evropiane në Baku, Festivalin Evropian Olimpik Rinor në Tbilisi, Botërorin e Të Rriturve në Kazan, Botërorin e Të Rinjve në Singapor dhe Kupën “Komen” në Greqi. Por jo vetëm kaq, më 2 dhe 3 korrik do të jetë Kampionati i Fëmijëve në Pishinë të Hapur, më pas Kupa e Shqipërisë dhe në fund Kampionati i Të Rriturve dhe të rinjve.
Ndaj edhe për të mos pasur shkëputje kaq të madhe nga veprimtaritë, sepse edhe trajnerët e dinë që vetëm me stërvitje nuk mund të shtyhet, atëherë klubet gjejnë mundësinë e organizimit të veprimtareve mes tyre. Kështu ka ndodhur dhe të shtunën, ndërsa në pishinën e “Te Stelës” është organizuar “Dita e Sprinteve”. Një veprimtari që ka mbledhur fëmijët e katër klubeve, “Te Stela” me trajner Sadik Mema, “Tirana Delfina Sport” me trajner Shpëtim Hoxhën, Partizani me trajner Dashamir Bregun, “Tradita” dhe Studenti.
E jo vetëm kaq, nëpërmjet “Tirana Delfina Sport” ka marrë pjesë dhe një notar kosovar, që më pas arriti të dilte dhe i dyti në 50 metra stil i lirë. E fjala është për Martin Mujën.
Rezultatet teknike të “Ditës së Sprinteve 2015”
Kategoria D (datëlindja 2007)
Meshkuj
25 m delfin Erxhan Lala (Stela) 24”93
50 m delfin Erxhan Lala (Stela) 57”56
50 m bretkosë Erxhan Lala (Stela) 1’06”08
50 m shpinë Erxhan Lala (Stela) 52”76
50 m stil i lirë Erxhan Lala (Stela) 45”28
Femra
25 m delfin Kaltra Meça (Stela) 21”81
50 m delfin Kaltra Meça (Stela) 53”07
50 m bretkosë Ema Kola (Stela) 1’01”15
50 m shpinë Ema Kola (Stela) 53”90
50 m stil i lirë Kaltra Meça (Stela) 49”27
Kategoria C (datëlindja 2005-2006)
Meshkuj
50 m delfin Paulo Andoni (Partizani) 39”89
100 m shpinë Dion Daja (Stela) 1’39”52
50 m bretkosë Klesti Ndoja (Stela) 47”52
100 m stil i lirë Devi Bardhi (Stela) 1’18”38
50 m shpinë Arbër Ceka (Stela) 51”96
100 m delfin Paulo Andoni (Partizani) 1’36”05
50 m stil i lirë Devi Bardhi (Stela) 34”77
100 m bretkosë Klesti Ndoja (Stela) 1’44”69
100 m katërnotim Zeki Metalla (Stela) 1’40”77
Femra
50 m delfin Vivian Xhemollari (Stela) 42”21
100 m shpinë Kestrina Dande (Stela) 1’43”10
50 m bretkosë Telma Harshova (Stela) 52”39
100 m stil i lirë Vivian Xhemollari (Stela) 1’20”34
50 m shpinë Kestrina Dande (Stela) 39”95
100 m delfin Vivian Xhemollari (Stela) 1’36”90
50 m stil i lirë Sara Dande (Stela) 43”82
100 m katërnotim Vivian Xhemollari (Stela) 1’34”54
Kategoria B (datëlindja 2003-2004)
Meshkuj
50 m delfin Irdi Tashi (Stela) 39”37
100 m shpinë Etjen Harshova (Stela) 1’33”57
50 m bretkosë Junus Fuga (Stela) 42”90
100 m stil i lirë Irdi Tashi (Stela) 1’13”53
50 m shpinë Junus Fuga (Stela) 37”41
100 m delfin Junus Fuga (Stela) 1’23”75
50 m stil i lirë Frenki Kogu (Stela) 36”15
100 m bretkosë Kliti Këlliçi (Stela) 1’40”47
100 m katërnotim Junus Fuga (Stela) 1’20”58
Femra
50 m delfin Aries Rama (Stela) 41”71
100 m shpinë Gloria Daja (Stela) 1’22”70
50 m bretkosë Aleksa Janku (Stela) 55”95
100 m stil i lirë Anastasia Dhimoshi (Stela) 1’31”37
50 m shpinë Gloria Ndoja (Stela) 39”95
100 m delfin Aries Rama (Stela) 1’35”94
50 m stil i lirë Erin Vasili (Stela) 36”57
100 m bretkosë Aleksa Janku (Stela) 2’07”01
100 m katërnotim Gloria Ndoja (Stela) 1’31”77
Kategoria A (datëlindja 2001-2002)
Meshkuj
50 m delfin Mishel Xhaferri (Stela) 31”21
100 m shpinë Aried Ruci (Stela) 1’15”89
50 m bretkosë Xhon Diko (Stela) 31”10
100 m stil i lirë Mishel Xhaferri (Stela) 1’07”49
50 m shpinë Xhon Diko (Stela) 34”65
50 m stil i lirë Nik Blushi (Partizani) 31”82
100 m bretkosë Xhon Diko (Stela) 1’23”63
100 m katërnotim Mishel Xhaferri (Stela) 1’15”40
4×50 m stil i lirë “Te Stela” 2’12”41
Femra
50 m delfin Alesia Daja (Stela) 41”94
100 m shpinë Siria Çarçani (TDS) 1’30”88
50 m bretkosë Alesia Daja (Stela) 44”56
100 m stil i lirë Ines Mema (TDS) 1’24”22
50 m shpinë Siria Çarçani (TDS) 41”41
50 m stil i lirë Ines Mema (TDS) 36”48
100 m bretkosë Alesia Daja (Stela) 1’42”14
100 m katërnotim Alesia Daja (Stela) 1’32”20
Si ekip: “Te Stela” 453 pikë (Meshkuj)
“Te Stela” 334 pikë (Femra)