AlbanianSport.com 02.05.2015 22:05
ASNN – Skënderbeu ka fituar bindshëm ndaj Teutës dhe pret i qetë ndeshjen derbi midis Partizanit dhe Tiranës, që luhet ditën e hënë. Ndërsa Kukësi ka mposhtur Apoloninë dhe mban gjallë shpresat për titull. Korçarët fituan 4-2 përballë durrsakëve.
Rezultati u zhbllokua nga Latifi në minutën e 33-të, ndërsa dhjetë minuta më vonë, Kotobelli barazon gjithçka për miqtë dhe në baraspeshë 1-1 mbyllet pjesa e parë e këtij takimi.
Katër minuta nga nisja e pjesës së dytë, Diogo Martins kalon sërish në epërsi vendasit. Berisha shënon në minutën e 51-të, por, dy minuta më vonë, Peposhi gjen golin e 2-të për miqtë. Megjithatë, Shkëmbi vulos fitoren në minutën e 77-të.
Pas kësaj fitoreje, Skënderbeu ngjitet në kuotën e 72 pikëve, 6 më shumë se Kukësi dhe Tirana. Bardheblutë kanë një ndeshje më pak, pikërisht derbin me Partizanin që luhet të martën në orën 20:45.
Më herët, kukësianët fituan 2-1 në fushën e tyre ndaj fierakëve, në takimin e vlefshëm për javën e 33-të dhe ngjiten në kuotën e 66 pikëve, po aq sa ka edhe Tirana e vendit të dytë.
Rezultati i zhbllokua vetëm në minutën e 65-të nga Hair Zeqiri, ndërkohë që Vilfor Hysa dyfishoi në minutën e 75-të. Goli i nderit për fierakët e vendit të parafundit u shënua nga Ribaj në minutat shtesë.
Kjo ishte ndeshja e parë e Miodrag Radanoviç, i emëruar trajner i Kukësit pas shkarkimit të Shaqirit. Po 2-1 fitoi edhe Laçi përballë Flamurtarit, ndërkohë më herët Elbasani i rënë tashmë, barazoi 1-1 me Vllazninë.
Kategoria Superiore
Java e 33-të
(2-4 maj 2015)
Të shtunën:
Elbasani – Vllaznia 1-1
Laçi – Flamurtari 2-1
Kukësi – Apolonia 2-1
Skënderbeu – Teuta 4-2
Të hënën:
Partizani – Tirana ora 20:45
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Skënderbeu 33 22 6 5 54-18 72
- Kukësi 33 20 6 7 50-23 66
- Tirana 32 20 6 6 43-21 66
- Partizani 32 19 6 7 35-22 63
- Laçi 33 17 9 7 39-18 60
- Flamurtari 33 10 8 15 28-32 38
- Vllaznia 33 11 5 17 27-37 35
- Teuta 33 8 2 23 28-50 26
- Apolonia 33 6 4 23 14-50 22
- Elbasani 33 4 2 27 18-65 14