AlbanianSport.com 02.05.2015 21:15
Rreth 140 sportistë nga 22 ekipe morën pjesë në edicionin e 4-t të Kupës së Ambasadorit në sportin e Taekuondosë.
Kjo veprimtari masive u zhvillua në Pallatin e Sportit ”Asllan Rusi” në kryeqytet, në bashkëpunim me Ambasadën e Koresë së Jugut në Shqipëri.
Në këtë turne, sportistët pjesëmarrës garuan në dy disiplina, në atë të demonstrimit dhe të dyluftimit.
Në përfundim të garave më mirë në dyluftim u paraqitën skuadrat e Tiranës dhe Vllaznisë, kurse në demonstrim Qendra Taekuondo, Tirana, Vllaznia e Studenti.