AlbanianSport.com 01.05.2015 08:50
ASNN – Partizani e ka përgatitur derbin e së hënës ndaj Tiranës me miqësoren ndaj Kevitanit të Kategorisë së Tretë, një ndeshje e cila është luajtur dje në fushën e Akademisë së Futbollit Internacional në Pezë-Helmës.
Ndërkohë që të mërkurën skuadra e kuqe ka vijuar stërvitjet e saj në ora 10:00, ndeshja miqësore, atje ku Duro pritej të provojë dhe formacionin anti-Tirana, është luajtur dje paradite.
Kështu, në kuadër të përgatitjes për derbin e së hënës ndaj Tiranës, Partizani ka fituar ndeshjen e kontrollit me Kevitanin e Kategorisë së Tretë, 5-0. Kanë shënuar Vatnikaj dy gola, më pas Bylykbashi, Gjukanoviç dhe Nexhipi.
Në formacionin e të kuqve nuk ka luajtur portieri Alban Hoxha, i cili ka një tërheqje muskulore, si dhe Raçiç, që ka humbur ndjenjat në stërvitjen e së mërkurës. Por që do të jetë i gatshëm për derbin. Në përgjithësi situata në kampin e kuq duket e mirë.