Gjergj Vyshka 01.05.2015 07:55
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës, Labo Çabo, xhudoja shqiptare do të jetë pjesëmarrëse në turneun ndërkombëtar të Zagrebit, që ka nisur sot dhe përfundon të dielën.
Kjo është një veprimtari e vlefshme për kualifikim për në Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm në Brazil, “Rio de Zhaneiro 2016”, ndërsa tanët do të marrin pjesë me katër sportistë.
Ata janë Indrid Çullhaj (pesha 60 kg), Armando Mollosmani (pesha 73 kg), Igli Ramosaçaj (pesha 73 kg), Ylli Ujka (pesha 81 kg). Përgjegjës ekipi do të jetë Florian Progni, kurse trajnerë Erind Cara dhe Eleina Irina Samoila.