AlbanianSport.com 25.04.2015 19:45
ASNN – Ndërkohë në grupin e Veriut Tërbuni kryesues është frenuar, edhe në grupin B, apo grupin e Jugut, ka patur një frenim të njërës prej skuadrave bashkëkryesuese, Bylisit.
Ballshiotët janë dorëzuar në fushën asnjëanëse të Stadiumit të Laçit përballë Sopotit “vendas” dhe janë mundur 2-3 duke u detyruar të lëshojnë krun kreun. Librazhdasit kanë fituar pas një goli të shënuar në minutën e 5-të shtesë.
Nga ky hap ka përfituar më së miri Lushnja, e cila ka fituar në Berat ndaj Tomorit me rezultatin 1-0. Golin për lagunarët e shënoi Mikel Canka në fundin e ndeshjes duke i dhënë 3 pikë të çmuara ekipit të tij që kapërcen Bylisin, duke u ngjitur në kuotën e 47 pikëve.
Këto dy ndeshje ishin të vetmet që prodhuar gola, pasi 3 takimet e tjera të grupit u mbyllën me rrjeta të paprekura. Lushnja kryeson renditjen me 47 pikë, 3 më tepër sesa Bylisi, ndërsa Butrinti ndodhet në vendin e 3-të, me 41 pikë.
KATEGORIA E PARË
JAVA E 24-T
GRUPI B
Të shtunën, 25 prill 2015:
Butrinti – Naftëtari 0-0
Stadiumi “Andon Lapa”, Sarandë
Sopoti – Bylis 3-2
Shënues: Berdufi 8’, Dhima 43’, Polisi 90’+5 / Dhrami 54’, Pepa 87’
Stadiumi i Laçit
Tomori – Lushnja 0-1
Shënues: Canka 85’
Stadiumi “Tomori”, Berat
Pogradeci – Luftëtari 0-0
Stadiumi “Gjorgji Kyçyku”, Pogradec
Dinamo – Shkumbini 0-0
Kompleksi “Internacional”, Pezë-Helmës
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Lushnja 24 14 5 5 30-14 47
- Bylis Ballsh 24 14 2 8 41-26 44
- Butrinti Sarandë 24 11 8 5 29-12 41
- Sopoti 24 11 5 8 29-27 38
- Dinamo 24 8 8 8 26-24 32
- Shkumbini 24 8 6 10 24-26 30
- Tomori 24 7 6 11 17-33 27
- Luftëtari 24 7 4 13 15-24 25
- Pogradeci 24 7 4 13 16-27 25
- Naftëtari Kuçovë 24 4 10 10 17-31 22