AlbanianSport.com 25.04.2015 12:25
Rruga e Partizanit për një vend në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm kalon nga Durrësi. Në Stadiumin “Niko Dovana” të kuqtë i pret një vizitë shumë e vështirë me Teutën, skuadër që kërkon me cdo kusht kërkon pikë për të mos e rrezikuar më tej mbijetesën.
“Teuta është një kundërshtar i vështirë me elementë të mirë në përbërje, – ka deklaruar ai. – Nuk do të jetë e lehtë për ne, por synimi ynë është vetëm fitorja pasi dëshirojmë të luajmë në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm”. Vetëm një kombinim i çmendur rezultatesh mund ta mbajë në lojë Partizanit për titullin “kampion”.
Por ky është një objektiv që edhe vetë Duro e sheh praktikisht të pamundur për t’u arritur. “E shoh të pamundur që ne të fitojmë kampionatin, prandaj duhet të mendojmë për Ligën e Evropës, që do të jetë një lloj parapërgatitjeje për sezonin e ardhshëm”, – ka theksuar kreu i stolit të Partizanit.
“Partizani e ka grupin dhe me 2-3 përforcime cilësore do të jetë pretendent për titullin”, – ka përfunduar trajneri i të kuqve kryeqytetas, Shpëtim Duro.