AlbanianSport.com 25.04.2015 11:30
ASNN – Studenti është shpallur për herë të 14-të “kampion” i Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Ekipi i Ylli Tomorit ka triumfuar në finalen e 5-të ndaj Tiranës me rezultatin 3-1, në takimin e zhvilluar mbrëmë në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet.
Në këtë përballje, bardheblutë arritën të fitonin vetëm setin e parë dhe më pas kanë hasur vështirësi. Por ky “play-off” final ka qenë me të vërtetë një betejë e fortë mes të dy ekipeve që u zgjodh vetëm në sfidën e fundit.
Me këtë sukses, Studenti rikonfirmohet si skuadra më e mirë e Shqipërisë e pas viteve 1990. Tirana duhet të presë akoma për titullin kampion që nuk e fiton prej 1994. Kështu, Studenti vazhdon të dominojë volejbollin shqiptar për meshkuj.
Skuadra e drejtuar nga Ylli Tomorri triumfoi në finalen e fundit kundër Tiranës, duke fituar për të katërtin vit radhazi titullin “kampion”. Megjithë dëshirën e madhe të skuadrës bardheblu, volejbollistët e trajnerit Arben Sako rezistuan vetëm në setin e dytë duke barazuar shifrat.
Sidoqoftë, shpresat e Tiranës për të marrë titullin e parë “kampion” pas 21 vitesh do të shuheshin në dy setet e tjerë. Studenti dominoi me lojën e tij, duke mbyllur sfidën pa shumë vështirësi me rezultatin e përgjithshëm 3-1.
Ky është trofeu i 14-të në 15 vitet e fundit për Studentin që konfirmon supremacinë e tij në volejbollin shqiptar për meshkuj.
Studenti – Tirana 3-1 (3-2)
(23-25, 26-24, 25-18, 25-14)
Studenti: Kasa, Memia, Rreshketa, Çali, Martiro, Malaj, Qerraxhija, Damianov, Vuldiev, Kona, Gorenxa (l), Muça. Trajner: Y. Tomorri
Tirana: Ferhati, G. Lundra, Rama, Ndoni, A. Lundra, Pepa, Xhija, Kupi, Xhabrahimi, Medenica, Kola (l), Stepashkin. Trajner: A. Sako
Gjyqtarë: E. Zguri, R. Kuka
Anësorë: E. Dusha, T. Zguri