AlbanianSport.com 24.04.2015 10:40
Shqipëria e Nën-19-vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Altin Lala, e ka humbur dhe miqësoren e dytë me Bosnje-Hercegovinë, e cila përgatitet për të marrë pjesë në turin e elitës të Kampionatit Evropian të Të Rinjve.
Nëse dy ditë më parë në Mostar tanët janë mundur 0-3, dje në “Podavala”të Gabelës janë mundur 0-5. Golat për boshnjakët janë shënuar nga Basiç në minutën e 2-të, Amer në të 17-n, Qoroviç në të 25-n, Lonçar në të 34-tën dhe Buroviç në minutën e 55’-të.
Nëse Bosnjë-Hercegovina përgatitet për të luajtur dy ndeshje miqësore me Nën-19-vjeçarët w Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 28 dhe 30 prill 2015, tanët nuk dihet se kur do të mblidhen.
Kurse leksioni i boshnjakëve shpresohet që t’i vlejë kuqezinjve të Lalës.