FSHF / Kukësi, Partizani dhe Laçi në “gijotinën”e Komisionit të Disiplinës

Share Button

Cekicigjykates-me-kandar-e-bukur

AlbanianSport.com 24.04.2015 09:45

Kukësi, Partizani dhe Laçi kanë qenë në “gijotinën”e Komisionit të Disiplinës. Kukësi dhe Partizani përsëri janë gjobitur në masën 50.000 lekë të rinj kjo për sjellje jo sportive të tifozerisë dhe dëmtim të mjediseve në ndeshjen e javës së kaluar në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Mirëpo nuk ka shpëtuar as Laçi, që një ndeshje do ta luajë pa spektatorë për hedhje të sendeve të forta, si dhe të futjeve të personave të paatorizuar në fushë. Ndërkohë që dy javë është pezulluar Emiljano Veliaj dhe Ndikumana i Tiranës për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar.

Ka pasur dhe dënime në kategoritë e tjera, por Kukësi, Partizani e Laçi dje kanë qenë në “gijotinë”. Ja dhe procesverbali i plotë i vendimeve të mbledhjes së djeshme të Komisionit të Disiplinës:

 

FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT

KOMISIONI I DISIPLINES

 

                                     PROCESVERBAL

I mbajtur sot me date 23 Prill 2015, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.

Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si i diskutoi ceshtjet ne teresi, ne perfundim bazuar dhe ne nenin 78 te KDS.

 

     VENDOSI:

1.KF “ Kukesi”, per sjellje jo sportive te tifozerise se tyre dhe demtim te ambjenteve te stadiumit ne ndeshje me KF “Partizani”, denohet gjobe me vlere 50.000(pesedhjetemije) leke dhe zhdemtimin e demeve te shkaktuar, bazuar ne 66/2 te KDS.

2.KF “Partizani”, per per sjellje jo sportive te tifozerise se tyre ne ndeshje me KF “Kukesi”, denohet gjobe me vlere 50.000 (pesedhjetemije) leke, bazuar ne 66/1 te KDS.

3.Lojtari i KF “Ada”, Lorenc Caku, per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.

4.Lojtari i KF “Ada”, Samet Curri, per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.

5.Lojtari i KF “Besa”, Darljen Bajaziti, per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 1(nje) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.

6.Lojtari i KF “Sopoti”, Halim Bega, per goditje me shkelm ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.

7.KF “Naftetari”, per hedhje te sendeve te forta ne fushen e lojes , denohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve pa spektator ne stadiumin perkates, bazuar ne nenin 66/3.a te KDS.

8.Lojtari i KF “Naftetari”, Florian Daci per protesta ndaj vendime te gjyqtarit me gjeste ofenduese , denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.e te KDS.

9.Lojtari i KF “Shkumbini”, Endrien Llagami, per provokim te publikut, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 53 te KDS.

10.Lojtari i KF “Permeti”, Vasil Zyba, per sjellje te keqe ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet 6 (gjashte) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.

11.Lojtari i KF “Himara”, Klaus Borakaj, per loje te rende ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 1(nje) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.b te KDS.

12.Lojtaret e KF “Elbasani” U-19, Granciano Hasa dhe Aldo Shabani, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet secili e 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.

13.KF “Skenderbeu” U-17, per mos paraqitje ne ndeshje me KF “Vllaznia” U-17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55 te KDS.

14.Lojtari i KF “Tirana”, Seleman Ndikumana, per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtar, denohet e 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.

15.Lojtari i KF “Laci”, Emiljano Veliaj, per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtar, denohet e 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenet 48/1.d dhe 76/1.a te KDS.

16.KF “Laci”, per hedhje te sendeve ne fushen e lojes dhe futjen e personave te pa autorizuar ne fushen e lojes, denohet me zhvillimin e 1(nje) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates, bazuar ne nenin 65/3.a te KDS.

17.Kerkesa e KF “Luftetari” U-19, shtyhet per mbledhjen e ardhshme te Komisonit te Disiplines Sportive me qellim mbledhjen e informacionit te nevojshem.

18.Mospranimin e kerkesave te lojtareve te AF “Dinamo “ U-17, Mario Gjona, Euxhenio Cami dhe Eusebio Ibrahimi.

 

Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh