AlbanianSport.com 24.04.2015 08:50
Federata Shqiptare e Xhudos nëpërmjet Sekretarit të saj të Përgjithshëm Labo Çapo ka lajmëruar se të mërkurën në Pallatin e Sportit “Tomor Sinani” të Elbasanit është zhvilluar veprimtaria e radhës që lidhet me projektin e zhvillimit të këtij sporti tek fëmijët.
Në këtë veprimtari kanë folur për rëndësinë e projektit zëvendëspresidenti Alfonc Babani, si dhe koordinatori i projektit, Florian Progni.
Dhe shkollat 9-vjeçare “Luigj Gurakuqi”dhe “Abdyl Paralloi” kanë ofruar bashkëpunimin për zhvillimin e veprimtarisë.
Dhe gjithçka është zhvilluar në një atmosferë të mirë, teksa situata që krijoi trajneri i xhudos së Elbasanit, Miri Laze, ishte e kënaqshme për të gjithë.