AlbanianSport.com 23.04.2015 19:45
ASNN – Sot pasdite në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”të Elbasanit është luajtur finalja e Kampionatit të 12-të Kombëtar të Futbollit të Sallës.
Përballja ka qenë mes Tiranës dhe Flamurtarit, ndërsa deri në minutën e 26-të, gjithçka ka qenë e barabartë 1-1.
Këtu ka nisur dhe diferenca e vlonjatëve të trajnerit Mario Kalus, të cilët kanë nisur të shënojnë njëri pas tjetrit, aq sa në fund kanë fiksuar rezultatin 5-2.
Flamurtari “kampion” për herë të tretë në futbollin e sallës, ndërsa e fiton trofeun dy herë radhazi duke u konfirmuar si fuqiplotë në këtë disiplinë sportive.