AlbanianSport.com 23.04.2015 17:05
ASNN – Për dy ditë me radhë, Federata Shqiptare e Futbollit ka zhvilluar një seminar me gjyqtaret femra të moshës 17-23 vjeç.
Qëllimi i këtij seminari, që është drejtuar nga Plarent Kotherja, Sokol Jareci dhe Elton Kodra, është kualifikimi këtyre vajzave për një përballje dinjitoze dhe integrim gradual me futbollin e meshkujve, apo dhe seleksionimi në vartësi të parametrave fizik dhe teorik.
“Ishin rreth 20 vajza të ardhura nga Durrësi, Shkodra, Elbaasan, ndërsa u testuan si në anën teorike, ashtu dhe fizike. Ky ishte seminari i parë i këtij lloji i zhvilluar këtë vit”, – tha Kotherja.