Gjergj Vyshka 23.04.2015 12:55
Kukësi është në finalen e Kupës së Shqipërisë, falë ylli të saj Pero Pejic, që shënoi golin e barazimit 1-1 në Korçë. Skënderbeu nuk arriti të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë, duke qenë tashmë në garë vetëm për titullin. Bardhekuqtë kanë rrezikuar në minutën e 8-të, me anë të Latifit, por Stazhilla ka pritur.
Në minutën e 12-të, bardhekuqtë kanë pretenduar për 11-metërsh. Në një atmosferë të denjë për ndeshje të mëdha, tifozët korçarë bënë të ndihet që në fillim prania e tyre, duke karikuar dhe skuadrën në fushë, që e nisi mjaft mirë ndeshjen, por nuk ka qenë e tillë për gjyqtarin Jorgji.
Dhe në minutën e 15-të, Skënderbeu ka kaluar në epërsi, me anë të Prognit. Por nuk ka zgjatur shumë, sepse në të 24-n, Pejiç ka barazuar. Rezultati 1-1 e bëri më të vështirë kualifikimin për Skënderbeun, që përtej përpjekjeve të korçarëve nuk ka ndryshuar asgjë më. Dhe për rrjedhojë Kukësi është në finale.